Arbëri

Mustafa: Mocioni është instrument demokratik, bashkëpunimi me Gjermaninë e Francën është me rëndësi për LDK-në

Foto: Alban Bujari / Koha
Foto: Koha / Arkiv
 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me situatën e fundit në kohë të koronavirusit, e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi themelore për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmë brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë. LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme”, ka shkruar Mustafa.