Vendimi i nënshkruar nga Hashim Thaçi për shkarkimin e Nekibe Kelmendit - dokument Nekibe Kelmendi, ish-nënkryetare e LDK-së

Vendimi i nënshkruar nga Hashim Thaçi për shkarkimin e Nekibe Kelmendit - dokument

25 March 2020 14:51

Pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar, por është tërhequr me kërkesë të LDK-së, ka reaguar vajza e Nekibe Kelmendit, Kosovarja.

Ajo ka thënë për Koha.net se nëna e saj nuk është tërhequr por është shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, me partinë e të cilit PDK, kishte koalicion LDK-ja.

Si dëshmi ajo ka dërguar vendimin për shkarkim të nënshkruar nga Hashim Thaçi, të datës 31 mars 2010.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Venera26/03/2020 12:36

Te nderuar qytetare, Kam qene pjese e stafit te ministres se ndjere Nekibe Kelmendi dhe jam deshmitare e gjalle e gjithe luftes dhe angazhimit te se ndjeres per shtetin e Kosoves, e ne vecanti per luften e saj kunder ndarjes se Kosoves. E poashtu jam deshmitare e gjalle e shkarkimit te saj. Nuk eshte absolut e vertet se ajo eshte terhequr e as dorehequr, ajo eshte shkarkuar. E verteta eshte se LDK-ja e ka lut te dorehiqet si zgjidhje me e mire se shkarkimi, por ajo nuk ka pranuar dhe deri ne fund nuk eshte dorezuar. Shkarkimin e saj e kam perjetuar bashke me te.

Shto koment

Të ngjashme