Arbëri

UNDP ndihmon Policinë e Kosovës me artikuj mbrojtës kundër koronavirusit

UNDP ndihmon Policinë e Kosovës me artikuj mbrojtës kundër koronavirusit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot Policisë së Kosovës 4000 copë maska mbrojtëse, 4000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli, në kohën kur vendi po përballet me epideminë e koronavirusit nga i cili janë prekur 63 persona dhe një ka vdekur.

Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së falënderoi Policinë e Kosovës për punën e tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme, duke thënë se UNDP si i përkushtuar i Policisë së Kosovës mbështet operacionet e saj duke siguruar artikujt më të nevojshëm mbrojtës.