Arbëri

Ujësjellësi “Prishtina” bën thirrje që të paguhen faturat e ujit dhe kanalizimit

Ujësjellësi “Prishtina” bën thirrje që të paguhen faturat e ujit dhe kanalizimit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se si pasojë e paqartësive rreth njoftimeve lidhur me pagesat e shërbimeve publike në kohën kur vendi po përballet me virusin COVID-19, pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë ndërprerë.

Por, kompania kërkon nga konsumatorët që t’i paguajnë faturat e ujit dhe kanalizimit duke e gjetur një mënyrë për të realizuar një gjë të tillë.