1 perditesime
Arbëri

Haradinaj kërkon falje, thotë se aty e ndezin cigaren të gjithë duhanpirësit e Kuvendit

Haradinaj kërkon falje, thotë se aty e ndezin cigaren të gjithë duhanpirësit e Kuvendit
21:50

Haradinaj kërkon falje, thotë se aty e ndezin cigaren të gjithë duhanpirësit e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar falje për ndezjen e cigares brenda sallës së Kuvendit, gjatë seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend”, shkruan ai në Facebook.

Megjithatë, ai, ka kërkuar falje për këtë pakujdesinë të tijen.

21:13

Haradinaj ndez cigaren brenda sallës së Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka ndezur cigaren brenda sallës së Kuvendit, teksa deputetët po vazhdojnë debatin në seancën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

Teksa fjalën e kishte deputeti Bekë Berisha, në sfond shihet Haradinaj, i cili përpos që e tymos, cigaren e shuan përtoke.

Seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë ka nisur pak para orës 12:00. Deputët pritet të votojnë rreth rrëzimit të Qeverisë në kohën kur Kosova, njëjtë si të gjitha shtetet tjera të botës po përballen me një pandemi koronavirusi, që ka shkaktuar bllokada e gjendje emergjente. 

Ligji për Kontrollin e Duhanit ishte votuar në Kuvend më 22 maj të vitit 2013. Neni 11 i tij ndalon pirjen e duhanit në hapësirë publike; hapësirë të punës; mjetet e transportit publik dhe hapësirat e hapura të përcaktuara në paragrafin 3 të nenit.