Arbëri

“Bloomberg”: Reagimi ndaj pandemisë rrëzon qeverinë e Kosovës, të parën në Evropë

“Bloomberg”: Reagimi ndaj pandemisë rrëzon qeverinë e Kosovës, të parën në Evropë

Ligjvënësit e Kosovës votuan për të rrëzuar kryeministrin Albin Kurti, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropë që rrëzon një qeveri për shkak të reagimit ndaj përhapjes së koronavirusit.

Qeveria ra të mërkurën mbrëma, vetëm pak muaj pasi u zotua. Votimi u thirr nga partneri i vogël i koalicionit që kritikoi hapat e ndërmarrë për të frenuar përhapjen. Kurti urdhëroi masën e ndalimit të qarkullimit dhe ndaloi tubimet publike të hënën për të penguar përhapjen, duke kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi i cili deshi të shpallte gjendje të jashtëzakonshme. Dy zyrtarët kanë qenë në konflikt për një kohë të gjatë, kryesisht për shkak të mënyrës se si Kosova duhet t’i riparojë marrëdhëniet me Serbinë dhe kush duhet të jetë ai që do t’i udhëheqë ato bisedime, raporton “Bloomberg”.