Kurti: Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar Foto: KOHA / Alban Bujari

Kurti: Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar

26 March 2020 12:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit të mocionit në Kuvendin e Kosovës, për ta rrëzuar qeverinë e tij.

Ai përmes këtij reagimi, thotë se pa rënë qeveria si përbërje, nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh. Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi”, shkruan Kurti.

Kurti thotë se “Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë”.

“Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë. Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë. Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”, ka shkruar tutje Kurti, përcjell Koha.

Kurti thekson se “Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë”.

“Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, ka përfunduar Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

MicSok27/03/2020 15:42

Plotesisht pajtohem me zoteriun, atehere Autonomia u rezua nga shkijet kurese kjo qeveri e zgjedhur nga populli u rezua nga shqipfolesit me prapavi shkinore.

Mejrem27/03/2020 15:35

Nuk me ka tmerrua lufta e nuk me tmerron virusi famekeq, me ka tmerrue mbremja e djeshme. Zot, kurre dite mos pafshin, ato krijesa te maskuara e te fikshme qe na lane pa fryme dje. Enough is enough! Koha nuk eshte me e tyre. The end!

Musa Elshani26/03/2020 13:16

Shpresoj se dikush nga Redaksia e Kohes Ditore, ta merr parasysh kete kerkese timen qe te shperndaj kete E-Mail timin sa i perket dites se djeshme! Dita e djeshme ku u mlodh Kuvendi ,me kujtonte pranveren e vitit 1989 kur Kosoves ne Kuvendit te atehereshem ju hjek Autonomia dhe ndrrimi i kushtetutes se atehershme, edhe pse i tere Populli i Kosoves ishte Kunder kesaj. Me mbane vetem shpresa kur i pash ato djem dhe vajza te reja qe jane shpresa e ketij vendi. e te ashtuquajterve "qlirimtar " dhe gardes se vjeter te LDK-s marri u qofte

Shto koment

Të ngjashme