Tri rastet e koronavirusit në Prishtinë janë raste kontakti Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Tri rastet e koronavirusit në Prishtinë janë raste kontakti

26 March 2020 18:50

Tri raste të konfirmuara me COVID-19 në Prishtinë të enjten janë raste kontakti nga Lipjani, të personave në klinikë.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të KOHËS brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Pasditen e së enjtes, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një komunikate ka dhënë detaje për tetë rastet e reja të konfirmuara, të cilat e kanë ngritur në 79 numrin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Pëmes njoftimit të IKShPK-së është bërë e ditur se nga rastet e reja, katër janë raste kontakti në Studime të Ulët, Vushtrri; tri raste janë nga Prishtina dhe një rast është rast kontakti me vendbanim në Llugagji të Pejës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme