Arbëri

“Der Spiegel”: Një intrigë e rrëzoi Albin Kurtin, politikanin që deshi të luftonte korrupsionin

“Der Spiegel”: Një intrigë e rrëzoi Albin Kurtin, politikanin që deshi të luftonte korrupsionin

Revista e njohur gjermane "Der Spiegel", thekson se politikanët vendorë dëshironin ta hiqnin qafe Albin Kurtin për shkak se ai paralajmëroi një luftë të ashpër kundër elitës së korruptuar. Ndërsa diplomacia amerikane nga prapavija bëri presion për rrëzimin e tij për shkak se Kurti kundërshton planet për shkëmbimin e territoreve që synohet nga SHBA-të.

Kosova, një ndër vendet më të varfra të Europës, është e shqetësuar këto ditë, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”. Ndonëse Kosova nuk është shumë e prekur nga koronavirusi, numri i të infektuarve po rritet. Sistemi shëndetësor do të mbingarkohej nëse rritet numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv. Në pothuaj të gjitha spitalet mungon personeli dhe pajisjet mjekësore, shpesh pacientët duhet t’i sjellin me vete ilaçet dhe ushqimin, transmeton KOHA.