Arbëri

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shtyrë afatin e rinisjes së procesit mësimor, i paraparë për 27 mars, proces ky që u ndërpre si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë (28 mars), në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndërmarrjen e masave shtesë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19, thuhet se është vendosur që rinisja e procesit mësimor të shtyhet deri më 6 prill.