Arbëri

IKSHPK rikërkon ndihmën e qytetarëve për të frenuar koronavirusin

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore
 

Duke përsëritur sërish se pa ndihmën e qytetarëve nuk mund të ndalet koronavirusi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka apeluar qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të ekspertëve e të qëndrojnë në shtëpi.

Në një postim në Facebook, IKSHPK ka shkruar se situatën epidemiologjike “po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!”