Arbëri

Robelli: Kurti bëri “harakiri” me shkarkimin e Veliut – Thaçi përçarësi më i madh i politikës në Kosovë

Robelli: Kurti bëri “harakiri” me shkarkimin e Veliut – Thaçi përçarësi më i madh i politikës në Kosovë

Enver Robelli, redaktor i të përditshme zvicerane “Tages Anzeiger”, mendon se e vetmja zgjidhje për krizën politike në Kosovë është formimi i një qeverie të re dhe jo zgjedhje të reja. Ai shprehet se, rrëzimi i qeverisë kur jemi në pandeminë e COVID-19, tregon papërgjegjshmëri të dyanshme për dy aleatët e koalicionit qeverisës, Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Robelli e konsideron veprim “harakiri” nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti vendimin për të shkarkuar një ministër nga partneri i koalicionit pa u konsultuar me aleatin, kurse përfaqësuesin e posaçëm të Presidentit Amerikan, Richard Grenell, e quan si të painformuar për çështjen Kosovë-Serbi dhe e konsideron atë “aleat” të Hashim Thaçit.