Arbëri

REL: Lajçaku më 2 prill nis punën si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

REL: Lajçaku më 2 prill nis punën si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak pritet që këtë javë ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Sipas një dokumenti të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, Lajçaku do të marrë postin e ri me 2 prill, për një periudhë një vjeçare, një ditë pasi ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij.