Arbëri

PDK: Qeveria Kurti bëri marrëveshje të fshehtë me Serbinë për të sjellë mjekë në Kosovë

PDK: Qeveria Kurti bëri marrëveshje të fshehtë me Serbinë për të sjellë mjekë në Kosovë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka bërë marrëveshje sekrete me qeverinë serbe të Vuçiqit.

Në një konferencë për media, Gjoshi tha se Qeveria Kurti, me këtë marrëveshje të arritur me 20 mars, ia ka dorëzuar Serbisë autoritetin shtetëror shëndetësor për një pjesë të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës.