Arbëri

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vlerësuar anti-kushtetuese masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së kornavirusit.

Gjykata, të martën përmes një komunikate, ka njoftuar se vendimi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe si afat për shfuqizimin e këtij vendimi ka lënë datën 13 prill.