Arbëri

Kushtetuesja e vazhdon pezullimin e Ligjit të Pagave deri më 30 qershor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vazhduar masën e përkohshme të vendosur më 12 dhjetor në lidhje me kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të Ligjit për Paga.

Sipas njoftimit për media, masa e re do të vazhdohet deri më 30 qershor të këtij viti, duke e rrëzuar vendimin e mëhershëm që thoshte se masa vlen deri më 30 mars të vitit 2020.