Arbëri

Shkon në 15 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Shkon në 15 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se dy pacientë kanë vdekur në spitalin infektiv të Tiranës, të konfirmuar me COVID-19.

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake, raporton KOHA.