Arbëri

I infektuari në Prizren ishte në vetizolim, pas khtimit nga Bullgaria

Në komunën e dytë më të madhe në vend për kah numri i banorëve, atë të Prizrenit, është shënuar rasti i parë me Covid-19.
Drejtori i Shëndetësisë dhe njëherësh koordinatori i Shtabit emergjent lokal, Visar Shehu, ka bërë të ditur se pacienti në fjalë është 58-vjeçar nga lagja “Ortakoll”.

“Është rast i infektuar me virusin Covid-19 jashtë Republikës së Kosovës, d.m.th është rast i importuar. Personi në fjalë ka 2 javë që ka ardhur në Kosovë nga Bullgaria. Ka qenë në vetizolim. Ne kemi pasur kontakte me të, dhe sipas informacioneve që i kemi i njëjti nuk ka pasur kontakte për shkak të vetizolimit dhe vetëkarantinimit”, ka thënë Visar Shehu, drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë.