Arbëri

Mësimi në shkollat e mesme do të zhvillohet online, jo përmes TV-së

Njëzet ditë pas pezullimit të procesit mësimor, nxënësit e shkollave të mesme mësimin do ta vazhdojnë përmes dy platformave digjitale, Zoom dhe Google Classroom.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për “Kohën” se për shkollat e mesme mësimi nuk do të realizohet nëpërmjet transmetimit televiziv, por përmes organizimit virtual që do ta bëjnë vetë shkollat.