Arbëri

Ambasada britanike në Kosovë: Nuk është koha për manovrime politike, respektoni Kushtetutën e merrni vendimet e duhura

Ambasada britanike në Kosovë: Nuk është koha për manovrime politike, respektoni Kushtetutën e merrni vendimet e duhura
 

Ambasada britanike në Kosovë përmes një reagimi thotë se nuk është koha për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm politik.

“Angazhimi rreth sfidës me pandeminë Covid-19, aktualisht është detyra kryesore me të cilën po përballen qeveritë në gjithë rajonin dhe kudo në botë. Do të kërkohet vendosmëri, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje nga të gjitha Institucionet e Kosovës. Kjo nuk është kohë për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm dhe me rajonin”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.