Arbëri

Foshnja pesëmuajshe e infektuar me Covid-19 dërgohet në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Foshnja pesëmuajshe e infektuar me Covid-19 dërgohet në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore
Foto Ilustrim: Reuters
15:02

Foshnja pesëmuajshe e infektuar me Covid-19 dërgohet në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Foshnja pesëmuajshe nga fshati Topanicë në komunën e Kamenicës e cila është infektuar me koronavirus është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë meqë gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Në Topanicë nga një familje janë testuar 11 persona, të cilët kanë rezultuar se janë prekur me COVID-19 dhe në mesin e tyre është edhe foshnja pesëmuajshe, raporton KOHA.

Doktori Latif Sylaj i cili është pjesë e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë ka konfirmuar për gazetën se foshnja është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

“Foshnja ka pasur barkëqitje dhe ka pasur kollitje të thatë dhe kemi dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë. Stafi jonë nga QKMF-ja ka shkuar në shtëpinë e tyre dhe ka marr vajzën pesëmuajshe dhe me autoambulancë e kemi dërguar në Prishtinë. Gjendja e personave tjerë të cilët janë të infektuar me COVID 19 është stabile. Fshati Topanicë tani është në karantinë të plotë meqë dyshohet se personi i parë që është prekur me koronavirus ka pasur kontakte edhe me persona tjerë” ka thënë ai.

11:11

Një foshnje pesëmuajshe në Kamenicë infektohet me koronavirus

Një foshnje pesëmuajshe është prekur nga koronavirusi në Kamenicë, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi për KOHËN.

Ai tregoi se foshnja është kontakt i 11 të infektuarve dje me Covid-19 në Topanicë.

Krasniqi tregoi se foshnja po qëndron në shtëpi, dhe se ka dalë pozitive në mesin e 11 personave të testuar të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Pas njoftimit se janë infektuar 11 persona dje në Kamenicë, të gjithë të një familjeje, kanë shkuar një ekip për t’i testuar. Nga lista e marrë doli se aty është edhe një foshnje”, tha Krasniqi për Kohën.

Ai shtoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një të vdekur me koronavirus.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.