Arbëri

Haxhiu: Draftligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme shumë shpejt do t’i dërgohet Qeverisë

Haxhiu: Draftligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme shumë shpejt do t’i dërgohet Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar sot me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Përmes një komunikate për media njoftohet se Haxhiu ka theksuar veçanërisht përgatitjet e Ministrisë në përpilimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si mjet kyç në rrugën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionin, koncept dokumenti i të cilit, sipas tyre, pritet shumë shpejt të procedohet në Qeveri për miratim.