Arbëri

Koronavirusi ka bllokuar edhe gjykatat, diskutohet mundësia e mbajtjes së disa seancave

 

Për shkak të pandemisë Covid-19, në Gjykatën Themelore në Pejë këtë të enjte nuk është mbajtur seanca e planifikuar ndaj shefit të kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti, dhe tre zyrtarëve të tjerë komunalë.

Një seancë tjetër është anuluar në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj dy ish-drejtorëve të kësaj komune për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KOHA.