Arbëri

Autoriteti i Konkurrencës thotë se Qeveria e Kosovës krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese

Autoriteti i Konkurrencës thotë se Qeveria e Kosovës krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 02.04.2020 nr. 05/21 me të cilin përjashton Ligjin e Prokurimit Publik për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës, si shërbime me rëndësi të veçanta shtetërore, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës .

Sipas tyre, neni 119 pika 3 thotë se “Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj.”