Arbëri

Thaçi: Situata në veri e papranueshme, është rezultat i neglizhencës së Qeverisë së Kosovës

Thaçi: Situata në veri e papranueshme, është rezultat i neglizhencës së Qeverisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se situata e krijuar në komunat e veriut të Kosovës "është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës".

Sipas Thaçit, “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”.