Arbëri

Qeveria vazhdon disa masa në afat të pacaktuar, ajo e ndalimit të qarkullimit përfundon më 12 prill

Qeveria vazhdon disa masa në afat të pacaktuar, ajo e ndalimit të qarkullimit përfundon më 12 prill

Qeveria e Kosovës ka vazhduar disa prej masave kryesore në përpjekje për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, derisa masa e ndalimit të qarkullimit me orë të caktuara do të përfundojë më 12 prill.

Sipas njoftimit nga Qeveria në detyrë, në mbledhjen e 22-të korresponduese është vendosur që të vazhdojë ndërprerja e procesit edukativo-arsimor, të vazhdojë pezullimi i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor dhe të vazhdojë ndalimi i veprimtarive të restoranteve, klubeve të natës, e palestrave.