Arbëri

Presidenca e Serbisë: Vuçiq i gatshëm të bashkëpunojë me shqiptarët për parandalimin e Covid-19

Foto: Reuters
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i brengosur për përhapjen e koronavirusit në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Në një bisedë telefonike me shefin e misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, sipas një komunikate të Presidencës së Serbisë, thuhet se Vuçiq është i gatshëm të ndihmojë serbët, ndërkohë ka shprehur gatishmërinë edhe të bashkëpunojë me institucionet në Kosovë, siç i ka quajtur ai “të përkohshme”, për të tejkaluar këtë gjendje me Covid-19.