Arbëri

Begaj kërkon nga Qeveria më shumë kujdes ndaj Malishevës, Sveçla i arsyetohet

Begaj kërkon nga Qeveria më shumë kujdes ndaj Malishevës, Sveçla i arsyetohet

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka takuar ushtruesin e detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën dhe ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, me ç’rast i ka njoftuar ata me situatën e pandemisë në Malishevë.

Ai tha se në komunën që ai e drejton, aktualisht janë 44 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 7 prej tyre janë shëruar.