Arbëri

Ka vdekur në New York veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Xhakli

Ka vdekur në New York veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Xhakli

Rexhë Xhakli, veprimtar i shquar për çështjen shqiptare, ka vdekur dje në New York në moshën 81 vjeçare.

Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’iu ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviqit. Ai emigroi në SHBA, ku që nga ditët e para u angazhua në lëvizjen për Kosovën dhe vise të tjera shqiptare.