Arbëri

Kërkohet rritja e bashkëpunimit tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kërkohet rritja e bashkëpunimit tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar në mes të dy vendeve, e sidomos në këtë kohë pandemie, me të cilën po ballafaqohemi, ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë dhe përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit dhe të Kukësit.

Gjatë këtij takimi në pikën kufitare në Morinë u diskutua rëndësia e shkëmbimit të lirë të mallrave dhe detyrimet që duhet të përmbushin të dyja vendet.