Arbëri

Punëtorët e pezulluar në hall me pagat

Punëtorët e pezulluar në hall me pagat

Veton Alushaj, është në mesin e 220 punëtorëve në spitalin special për terapi fizikale dhe rehabilitim “ONIX SPA“ në Banjë të Pejës, i cili është larguar nga puna, më 13 mars.

Pezullimi i tij erdh pas vendimit të Qeverisë se Kosovës, për ndërprerjen e veprimtarisë së disa bizneseve, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19.