Arbëri

Osmani viziton Vushtrrinë, thotë se investimi në shëndetësi është i domosdoshëm

Osmani viziton Vushtrrinë, thotë se investimi në shëndetësi është i domosdoshëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot Komunën e Vushtrrisë, ku u prit nga kryetari saj, Xhafer Tahiri, së bashku me nënkryetarin, Besim Muzaqi, kryesuesi i Kuvendit, Nasuf Aliu, si dhe anëtarët e Shtabit të Emergjencave, komandantit të policisë, kapiten Kovaçi, drejtoreshës së QKMF-së, Zahiti.

Kryetari i komunës, Tahiri, e njoftoi kryetaren Osmani me hapat që shtabi emergjent dhe komuna po i ndërmarrin për menaxhimin e krizës së pandemisë, përfshirë dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike, reduktimin e stafit, caktimin e Shkollës së Policisë si objekt karantinimi, angazhimin për mbarëvajtjen e mësimit online dhe sidomos me gatishmërinë që t'u ndihmohet familjeve në nevojë dhe bizneseve.