Arbëri

Ngrihet aktakuzë ndaj Kusari-Lilës, Beqajt, Gashit e disa zyrtarëve të tjerë

 Ngrihet aktakuzë ndaj Kusari-Lilës, Beqajt, Gashit e disa zyrtarëve të tjerë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë politikë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të akuzuarve, siç mëson KOHA, janë deputetja Mimoza Kusari-Lila, ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq. Ata akuzohen për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”.

Këta zyrtarë janë vetëm disa nga 19 të akuzuarit për këtë vepër penale. Të akuzuarit janë: B.B., F.H., M.K., D.G., N.R., A.Gj., F.Ç., M.R., A.N., F.K., I.I., G.J., B.B., G.Sh., N.H., A.A., B.H., K.B., dhe L.F..