Arbëri

Kusari-Lila s’është e befasuar me aktakuzën: Faktet dhe të vërtetat do t’i themi në Gjykatë

 

Deputetja Mimoza Kusari-Lila është deklaruar zyrtarisht rreth aktakuzës për “falje të hidrocentraleve”, të cilën e ka ngritur Prokuroria Speciale.

Ajo thotë se nuk është e befasuar me këtë, derisa thekson se faktet dhe të vërtetat do t’i thonë në Gjykatë, aty ku edhe duhet të triumfojë vetëm drejtësia.