Arbëri

Bie për 100 numri i të burgosurve, të arrestuarit s’janë testuar për koronavirus

Bie për 100 numri i të burgosurve, të arrestuarit s’janë testuar për koronavirus

Rreth 1400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë nga Pako Emergjente Fiskale. Këtë e ka bërë të ditur Rasim Selmani, zëvendësdrejtor në Shërbimin Korrektues, i cili theksoi se është mirë që në këtë pako janë të përfshirë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve korrektues.

“Në fakt është përfshi Shërbimi Korrektues në këtë pakon emergjente. Janë zyrtarët korrektues të cilët janë përfshirë, e që numri i tyre është rreth 1400. Rreth 1400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë prej kësaj pakoje”, tregoi Selmani për EO.