Arbëri

Pandemia krijon vështirësi në punën e komisioneve, takimet po i mbajnë në mënyrë virtuale

Ndonëse janë bërë më shumë se tre muaj që nga koha kur është konstituar Kuvendi i Kosovës, deputetët nuk kanë pasur edhe dinamikë të madhe të punës. E atë më shumë ua ka vështirësuar edhe situata me pandeminë COVID-19.

Por përkundër kësaj, disa prej komisioneve kanë gjetur forma të tjera të mbajtjes së mbledhjeve. Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takimet janë duke i mbajtur në mënyrë virtuale, raporton KOHA.