Arbëri

UNICEF i dhuron Kosovës edhe 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse në kohën e pandemisë

UNICEF i dhuron Kosovës edhe 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse në kohën e pandemisë

Sot, ka mbërritur në Prishtinë dërgesa e dytë me furnizime e UNICEF-it përfshirë 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse (8,900 mantele kirurgjike) për ta mbështetur reagimin e sistemeve shëndetësore ndaj pandemisë së koronavirusit.

Sipas njoftimit për media, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, UNICEF-i ka ofruar 36,200 dorëza, 33,600 maska ​​kirurgjike, 2,700 maska ​​me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17,860 mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometer infra red klinik si mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë.