Arbëri

Havolli shpjegon projeksionet e BQK-së, punën e kamatave dhe politikat post-pandemike

Havolli shpjegon projeksionet e BQK-së, punën e kamatave dhe politikat post-pandemike
 

Zëvendës-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Sokol Havolli, ka thënë në “Express intervistën” në KTV, se dëmet në ekonominë e Kosovës, sikur edhe në çdo vend tjetër të prekur nga pandemia, do të jenë të mëdha ri rezultat i masave të marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka thënë se projeksionet e BQK-së ishin që ekonomia e vendit të shënojë rritje prej 4 për qind në vitin 2020, por tash, pas situatës së krijuar me pandeminë, ajo do të jetë negative, nga 2 deri 4 për qind.