Arbëri

Seanca e nesërme, me një pikë të rendit të ditës dhe e mbyllur për gazetarë

 

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se pikë e vetme e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për nesër do të jetë “Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Kosova”.

Përmes një njoftimi, Kuvendi ka bërë të ditur se si pasojë e pandemisë, edhe kjo seancë do të jetë e mbyllur për gazetarë, porse do të ketë transmetim direkt.