Arbëri

Gashi e Abrashi i quajnë “çmenduri” dhe “puç” masat e Qeverisë

Foto: Koha / ilustrim
 

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputeti i kësaj partie, Arban Abrashi, kanë reaguar pas masave të reja të marra nga Qeveria në detyrë.

Gashi përmes një postimi në Facebook, këtë e ka quajtur “luftë personale me presidentin, kryeministri rrezikon shtetin e së drejtës”, ndërkohë Abrashi e ka quajtur “puç”.