Arbëri

Palmeri mesazh Kosovës e Serbisë: Bashkëpunoni në luftën kundër koronavirusit

 

Në një intervistë dhënë ‘Zërit të Amerikës’, emisari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është inkurajues.

Në pyetjen se si e shikon ai bashkëpunimin rajonal në luftë kundër koronavirusit, para së gjithash të Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se Kosova tashmë i ka shfuqizuar taksat, Palmer është përgjigjur: “Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtetë inkurajues”.