Arbëri

Pas mocionit të mosbesimit, Kuvendi të frenojë iniciativat si ajo e djeshme, thotë KDI

Foto: Koha
 

Përmes një komunikate për media Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, thotë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kuvendi duhet të frenojë iniciativat si ajo e djeshmja.

“KDI ua rikujton të gjithë bartësve të funksioneve publike se mandati dhe detyrat kushtetuese të deputetëve, si përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët, janë të pacenueshme dhe se vendimi i tillë mund të paraqes precedent të rrezikshëm në përpjekjet për kufizimin e të drejtave të deputetëve”, thuhet në komunikatë.