Arbëri

Osmani procedon nismën legjislative për Projektligjin për luftimin e Covid-19

Foto: Driton Paçarada / KOHA
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Sot, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.