Arbëri

Vdiq pacienti i dhjetë me koronavirus në Kosovë

Vdiq pacienti i dhjetë me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja M.B., e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, ka vdekur sot. Ajo ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga 25 marsi.