Arbëri

Edhe 11 raste me koronavirus në veri të Kosovës, numri i përgjithshëm shkon në 69

Edhe 11 raste me koronavirus në veri të Kosovës, numri i përgjithshëm shkon në 69

Në veri të Kosovës janë shënuar edhe 11 raste pozitive në koronavirus, ndër to edhe një nënë me bebe nga Zubin Potoku, ka kumtuar sot dr. Aleksandar Antonijeviq nga institucioni paralel, Enti serb për Shëndetësi në Mitrovicën e veriut.

Bëhet fjalë për 4 persona nga Zubin Potoku, 3 nga Zveçani, 2 nga Mitrovica e Veriut dhe 2 nga Leposaviqi.