Arbëri

Dallimet mes gripit të derrave dhe koronavirusit në Kosovë

Dallimet mes gripit të derrave dhe koronavirusit në Kosovë

Në një përmbledhje të shkurtër, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka treguar dallimet mes gripit të derrave dhe koronavirusit përgjatë kohës sa ishin në Kosovë.

Ai ka thënë se rasti i parë me AH1N1 (gripi i derrave) në Kosovë ishte konfirmuar më 27 shkurt 2009, ndërsa rasti i parë i vdekjes ishte shënuar më 24 nëntor të po atij viti.