Arbëri

Arrestohet Ekrem Lika, i arratisuri për rastin me fajde

Arrestohet Ekrem Lika, i arratisuri për rastin me fajde

Burime të KOHËS në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se sot është arrestuar Ekrem Lika, i arratisuri për rastin e njohur me fajde.

Vitin e kaluar Koha kishte publikuar video ekskluzive të të dyshuarve Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi e Ekrem Lika, ky i fundit që gjendej në arrati e sot u arrestua, ku nga bisedat në video mes tyre përmenden edhe Xhavit Haliti e Kadri Veseli.