Arbëri

Politika, aleancë me murtajën

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Koha / ilustrim
 

“Mortaja moderne” ka gjetur një aleat në Kosovë – politikën. Përderisa brenda shtetesh, por edhe mes popujsh, është demonstruar unitet e solidaritet në luftën kundër COVID-19, në Kosovë, me të mbërritur pandemia, janë fuqizuar apetitet për pushtet, që për prodhim kanë pasur lënien e vendit pa qeveri.

Ajo çfarë është parë në pesë javët e fundit është: mungesa e bashkëveprimit ndërinstitucional e unitetit partiak; fokusi i institucioneve dhe partive në luftën mes vete; institucione jo plotësisht funksionale, e vendimmarrja në jo pak raste joadekuate ose e kontestuar; mungesë e komunikimit e motivuar politikisht në relacionin mes pushtetit qendror dhe atij lokal; si dhe polarizimi i shoqërisë, i shoqëruar me shpërfillje të masave të izolimit të vëna nga Qeveria, shkruan KOHA.