Arbëri

Haradinaj letër Lajçakut: Mogherini e dëmtoi Kosovën, Borelli po e zvarrit qëllimisht procesin e dialogut

Haradinaj letër Lajçakut: Mogherini e dëmtoi Kosovën, Borelli po e zvarrit qëllimisht procesin e dialogut

Kryetari i AAK-së, sot i ka dërguar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ku ka shprehur qëndrimin e AAK-së lidhur me dialogun Kosovë Serbisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në letër, Haradinaj thekson se qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar, në atë se dialogu si ishte bërë nga ish-paraardhësja e Lajçakut, Frederica Mogherini, kishte devijuar nga temat e rëndësisë substanciale dhe kishte rrezikuar të arriturat e Kosovës.