Arbëri

Zyrtarë të hetuesisë, të afërm të politikanëve e të dënuar, bashkohen në kohë pandemie

Zyrtarë të hetuesisë, të afërm të politikanëve e të dënuar, bashkohen në kohë pandemie

Polica e Kosovës është institucioni që po e mbikëqyr zbatimin e masave të kufizimit për pandeminë COVID-19. Megjithatë, shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri, të shtunën, vetë ka bërë shkeljen e tyre.

Ai është parë në ambient të hapur së bashku me një zyrtar policor dhe me drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj. Siç i kanë thënë KOHËS burimet, dhe nga pamjet e fotove të siguruara, këta zyrtarë shtetërorë kanë qenë në shoqëri edhe të vëllezërve të politikanëve Hashim Thaçi e Rustem Mustafa, përkatësisht N. Thaçi dhe B. Mustafa. Në “piknik”, ku nuk munguan birrat dhe mezja, bëhet e ditur se kanë qenë edhe persona të tjerë, përfshirë Blerim Poterën, person i njohur për drejtësinë.